Site icon Telegrafi

Kompania e pastrimit kimik “Higjiena” nga Peja nominohet në mesin e 100 kompanive më të mira

Kompania e pastrimit kimik “Higjiena” nga Peja me pronar Besnik Krasniqi, është nominuar në mesin e 100 kompanive më të mira në “Programin e praktikave më të mira globale 2018”, finalja e të cilave do të mbahet në Milano, në ExpoDetergo International nga 18-19 tetor 2018.

Programi “The Global Practices Awards Program 2018″, i organizuar nga CINET stimulon zbatimin e masave të praktikave më të mira, aspekteve të shërbimit, marketingut dhe cilësisë së industrisë profesionale të tekstilit.

Kriteret e vlerësimit për kompaninë më të mirë në këtë fushë që juria ndërkombëtare merr parasysh në procesin e përzgjedhjes janë: cilësia, qëndrueshmëria, modeli i biznesit dhe koncepti i shërbimit, inovacioni dhe shënimi kryesor.

Më shumë informacion rreth Programit, në broshurën e mbyllur dhe në www.cinet-online.com.

Ndryshe, shoqata ndërkombëtare e kujdesit profesional në tekstil, CINET ka mbi 100 anëtarë (shoqata kombëtare, furnizues ndërkombëtarë, institute kërkimore dhe kompani individuale) dhe një rrjet ndërkombëtar prej 3500 ekspertësh të industrisë.

Nëpërmjet rrjetit të tij, CINET synon të përfaqësojë interesat e rreth 400.000 kompanive që aktualisht janë aktive në industrinë globale të PTC.

Exit mobile version