Site icon Telegrafi

Kompania greke e gatshme të investojë në fushën e mbeturinave

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, së bashku me zv. ministrin, Ferat Shala dhe zv.ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastratin, kanë pritur në takim një delegacion të kompanisë për menaxhimin dhe përpunimin e mbeturinave “Soukos Robots” nga Greqia.

Siç bëhet e ditur në një njoftim, ministri Agani, fillimisht e njoftoi delegacionin e kompansië “Soukos Robots”, me legjislacionin e miratuar që rregullon fushën e mbeturinave, duke thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të krijojë infrastrukturë të përshtatshme ligjore, që do të mundësonte klimë të përshtatshme për investitorët e huaj që kanë shprehur interesimin të investojnë në vendin tonë.

“Agani tha se investimet në fushën e reciklimin dhe menaxhimit të mbeturinave janë të mirëseardhura, ndërsa mbetet vetëm çështja e koordinimit me komunat përkatëse për gjetjen e një modaliteti që do të mundësonte realizimin e këtij investimi dhe për këtë i ofrojë bashkëpunim të sinqertë dhe të pakursyer kompanisë greke”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se drejtori i kësaj kompanie Konstantinos Soukos, falenderoi ministrin Agani për mikëpritjen, ndërsa prezantoi në detaje veprimtarinë e kompanisë që ai drejton, duke thënë se posedojnë teknologji me standarde shumë të larta për reciklimin e të gjitha llojeve të mbeturinave dhe se janë të gatshëm menjëherë të investojnë në këtë fushë edhe në Kosovë.

“Përveç zgjidhjes së problemit të mbeturinave, të dy palët u pajtuan se ky investim do të kishte edhe ndikim ekonomik, ngase do të krijonte qindra vende të reja pune”, përfundohet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version