Telegrafi

Kompania gjermane ndërton në Prishtinë fabrikën e moduleve diellore

Kompania nga Bavaria, e specializuar për prodhimin e kolektorëve të energjisë diellore J.v.G. ka themeluar një ndërmarrje të përbashkët (Joint Venture) me një kompani kosovare dhe dërgon stabilimente të gatshme për montim në Prishtinë.

Në vendet e ish Jugosllavisë mbretëron një interes i madh për teknologjinë solare (të përfitimit të energjisë nga dielli). Kjo, para se gjithash për faktin se atje ka një klimë ideale për shfrytëzimin e kolektorëve diellorë, shkruan kjo kompani në një komunikatë për shtyp. Për këtë arsye J.v.G ka vendosur qe në bashkëpunim me J.V.G. Jaha Energy të themelojë ndërmarrjen e përbashkët në Prishtinë, për të vepruar me këshilla profesionale dhe mbështetje tjetër në Kosovë. Aktualisht, specialistët nga Bavaria janë në punë e sipër për ofrimin e projekteve të mëdha si dhe për të bindur klientët e ardhshëm mbi përparësitë e teknologjisë “Desert”

Projekti i parë ndodhet në fazën pak para përfundimit: 8 kamionë tashmë janë në rrugë për në Prishtinë, të ngarkuar me të gjitha pjesët e makinave dhe të teknologjisë që nevojite për të montuar një fabrkë për prodhimin e moduleve diellore “Desert”, thuhet më tutje në njoftimin për medie nga kompania gjermane.

Pritet që qysh në shkurt të vitit të ardhshëm të fillojë prodhimi i moduleve të para. Salla e fabrikës, e nevojshme për këtë dedikim, tashmë është ndërtuar dhe mungojnë vetëm disa linja të furnizimit, transmeton albinfo.ch. Paralelisht me këtë është duke u bërë edhe bartja e certifikatave të J.v.G., ashtu që nuk duket të ketë ndonjë pengesë rreth startimit të fabrikës ne shkurt të vitit të ardhshëm.

Kërkesat për energji elektrike në Kosovë dhe në ish Jugosllavi gjatë viteve të kaluara kanë shkruar në vazhdimësi drejt rritjes. Shteti ka reaguar ndaj kësaj me planifikimin e ndërtimit të termocentraleve dhe me marrjen e masave për ngritjen e efikasitetit të energjisë. Kjo, veç tjerash nënkupton shfrytëzimin më të madh të energjive të ripërtërishme, shikuar nga kjo perspektivë, gjasat për ndërmarrjen e re Joint Venture duken gjithsesi pozitive, përcjell albinfo.ch. Po ashtu, sipas sektorit për shtyp dhe punë publike të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, kushtet e të bërit biznes për kompanitë e huaja në Kosovë janë përgjithësisht të mira.

J.v. G. Thoma GmbH është kompani serioze gjermane e cila bën ngritjen e fabrikave komplete për sistemet e energjisë me diell. Ajo është e pranishme në treg prej më se 20 vitesh. /Telegrafi/