Site icon Telegrafi

Kompania ‘Elkos group-Etc’ ndanë ndihma në prag të Fitër Bajramit

Kompania ‘Elkos group-Etc’ e biznesmenit dhe deputetit të PDK-së, Ramiz Kelmendi, sipas traditës së krijuar ndër vite, edhe sot ka ndarë ndihma në prag të festës së Fitër bajramit.

500 pako ushqimore familjare prej të cilave vetëm sot 200 të tilla janë nëpërmjet Bashkësisë Islame të Pejës për personat në nevojë.

“Pako të tilla ndahen edhe për anëtarët e ‘Handikos’, ndërsa që 50 pako të tjera janë ndarë përmes Lidhjes së invalidëve dhe viktimave civile të luftës. Se aksioni do të vazhdojë edhe nesër, e kanë konfirmuar edhe përfaqësues të ‘Elkos group-Etc”.

“Ditën e enjte ne do të vazhdojmë me ndarjen e pakove ushqimore familjare nëpërmes shoqatave të tjera, duke u munduar që sado pak atyre që kanë nevojë tua gëzojmë sofrën e Fitër Bajramit”, kanë thënë përfaqësues të ‘Elkos Group-Etc’. /Telegrafi/

Exit mobile version