Site icon Telegrafi

Kompania e vëllait të Zaevit kërkon hetim për Mickoskin

Pas akuzave të sotme nga udhëheqësi i OBRM-PDUKM-së, akuzat i ka mohuar edhe kompania e njohur “Total Inxhinering”, me të cilë udhëheq vëllai i Kryeministrit Zaev, Vice Zaev. Në mohimin e kompanisë, është e dukshme se fjalor është i ngjashëm me atë në reagimin e partisë të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për gënjeshtrat e deklaruara do të ndiqet procedura e duhur gjyqësore dhe ndërkohë i thërrasim publikisht institucionet (prokurorin dhe policinë financiare), si dhe të gjitha organizatat joqeveritare që merren me llogaridhënien dhe transparencën, për të hetuar në hollësi akuzat e Mickoskit dhe për të deklaruar publikisht nëse “Total Inxhinering” ka ndonjë lidhje të tërthortë ose të drejtpërdrejtë me tenderët e mundshëm në institucionet shtetërore apo publike”, thuhet në mohimin e kompanisë së Vice Zaev.

Lexo po ashtu LSDM: Mickoski gënjen, REK s’ka të bëj me persona nga familja e Zaev

Në deklaratën mohuese thuhet se firma “Total Inxhinering” ende thuhet se nuk ka mekanizma, sepse ka kohë që i ka shitur. /Telegrafi/

Exit mobile version