Telegrafi

Kompania e Prince padit Jay Z

Labeli muzikor i Prince ka ngritur padi kundër Jay Z, pasi shërbimi i tij, Tidal, ka shfrytëzuar këngët e legjendës që vdiq gjatë këtij viti.

TMZ raporton se kompania e Jay Z, në mënyrë ilegale e ka përdorur muzikën e Prince që nga qershori i vitit 2016.

Pothuajse çdo këngë që Prince e ka realizuar është e qasshme në Tidal, transmeton Klan Kosova.

Lexo po ashtu Së shpejti albume të reja të Prince!

Ndërkaq, para vdekjes së Prince një marrëveshje në mes Tidal dhe kompanisë së tij, e autorizonte kompaninë e Jay Z, që të shiste vetëm një album.