Labeli muzikor i Prince ka ngritur padi kundër Jay Z, pasi shërbimi i tij, Tidal, ka shfrytëzuar këngët e legjendës që vdiq gjatë këtij viti.
TMZ raporton se kompania e Jay Z, në mënyrë ilegale e ka përdorur muzikën e Prince që nga qershori i vitit 2016.
Pothuajse çdo këngë që Prince e ka realizuar është e qasshme në Tidal, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq, para vdekjes së Prince një marrëveshje në mes Tidal dhe kompanisë së tij, e autorizonte kompaninë e Jay Z, që të shiste vetëm një album.