Britanikët nga tani mund të transportojnë kufomat e më të dashurve të tyre, me mjetet që nuk do të ndotin ambientin.
Një model i veçantë i veturës Tesla, është bërë me porosi sipas kërkesës se një kompanie britanike që merret me transportimin e kufomave, transmeton Telegrafi.
Jemi mësuar të shohim vetura të modifikuara për transportimin e kufomave, që kompanitë që kryejnë shërbime funerale t’i përdorin siç janë Mercedes.
Por, tani në treg është një Telsa Model S i modifikuar që nga tani e tutje do të operojë nëpër Britani të Madhe.
Gjatësia e këtij mjeti është 5,9 metra, e me vetëm një mbushje ajo mund të përshkoj rreth 350 kilometra.
Gjatë modifikimit të Model S, inxhinierët janë detyruar që fillimisht të largojnë bateritë nga dyshemeja me qëllim që ta ndajnë në dysh mjetin motorik.
Më pas është zgjatur duke iu shtuar një pjesë tjetër e bateritë më pas janë rikthyer në vendin e tyre. /Telegrafi/