Telegrafi

Komiteti ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së diskuton për kreun e partisë

Sonte, në selinë e OBRM-PDUKM-së, në periudhën ndërmjet orës 18 dhe 19 arritën pjesa më e madhe e anëtarëve të Komitetit ekzekutiv të partisë.

Sipas burimeve të Alsat M, takimi nuk ka rend dite, por më lartë nga pikat e rendit të ditës pritet të jetë dorëheqja e ofruar e liderit të partisë, Nikolla Gruevski. Komiteti ekzekutiv duhet të qartësojë nëse do të pranojë dorëheqjen dhe cilët do të jenë hapat e ardhshëm të partisë.

Mbledhja është caktuar pasi që këtë javë Gruevski paralajmëroi dorëheqje nga pozita kryetari partisë OBRM-PDUKM.