Komiteti qendror i LSDM-së mbrëmë mbajti seancën e gjashtë të sajë, ku u fol për situatën e tanishme politike, për çështjen e emrit, zbatimin e reformave dhe masave të programit, që sipas tyre siguron jetë më të mirë për qytetarët.
Me këtë rast, anëtarët e komitetit qendror i dhanë mbështetje të plotë kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, njiherit kryeministër i vendit.
Ata theksojnë rëndësinë e vazhdimit të bisedimeve me Greqinë, për të arritur një zgjidhje që është duke e bllokuar Maqedoninë, tash e 25 vite me radhë.
Komiteti i jep të drejtë të plotë Zaevit që të merr vendime në lidhje me emrin e vendit.
Gjithashtu, u mbështetën propozimet për ministra dhe zv.ministra në pozita të reja, si: Renata Deskoska, për ministre të Drejtësisë, Petar Atanasov, për zv. ministër të Arsimit dhe Andrej Zhernovski për zv. ministër të Punëve të Jashtme./Telegrafi/