Telegrafi

Komiteti Komunal Qendër i OBRM-PDUKM-së përjashtoi Mijallkovin nga partia

Komisioni disiplinor i KK Qendër të OBRM-PDUKM-së në propozimin e Komitetit Qendror të OBRM-PDUKM-së në pajtueshmëri me Statutin përjashtoi nga partia anëtarin Sasho Mijallkov.

Ky vendim vjen pasi që në mbledhjen e djeshme të OBRM-PDUKM-së, kjo parti propozoi që të përjashtohen nga partia Sasho Mijallkov dhe Nikolla Todorov, për shkak të dyshimeve se kanë ndikuar te deputetët të cilët votuan për ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Mickoski shkarkon edhe Mijallkovin

Këto nuk janë përjashtimet e para të OBRM-PDUKM-së, pas votimit të ndryshimeve kushtetuese kjo parti përjashtoi shtatë deputetët të cilët votuan “pro” si dhe nënkryetarin e kësaj partie Mitko Jançev bashkë me anëtarin e KE Kostadin Bogdanov./Telegrafi/