Telegrafi

Komiteti hetimor i Rusisë: Ekzaminimet gjenetike konfirmojnë vdekjen e Prigozhinit

Pas asaj që quhen ekzaminimet gjenetike, komiteti hetues i Rusisë konfirmon se dhjetë personat që ishin në aeroplanin e rrëzuar kanë humbur jetën.

E në mesin e të vdekurve përfshihet edhe kreu i grupit mercenar rus Ëagner, Yevgeny Prigozhin, transmeton Telegrafi.

“Si pjesë e hetimit penal të rrëzimit të aeroplanit në rajonin Tver, janë përfunduar ekzaminimet gjenetike molekulare”, thuhet në një deklaratë.

“Sipas rezultateve të tyre u konstatuan identitetet e të 10 të vdekurve, që korrespondojnë me listën e shënuar në fletën e fluturimit”, tha ndër tjera.

Lexo po ashtu Zyrtari ukrainas: Prodhuam një raketë të re, me të shkatërruam sistemin raketor rus S-400

Në aeroplanin e rrëzuar kishte qenë edhe Dmitri Utkin, themeluesi i grupit mercenar rus Wagner.

Në anën tjetër, rrëzimi i aeroplanit dhe vdekja e Prigozhinit nga analistët perëndimorë është parë si hakmarrje nga ana e Vladimir Putinit.

Kjo ndodhi pasi dy muaj më parë Prigozhin dhe pjesëtarët e grupit të tij mercenar u rebeluan dhe ia mësynë Moskës – duke pretenduar se do të “shkatërrojnë” udhëheqësinë e lartë ushtarake ruse. /Telegrafi/