Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas publikimit të raportit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, ku konstatohet se Serbia vazhdimisht po nxit tensione në rajon.
Në raport po ashtu përmendet propaganda e rreme nga pushtetin i së djathtës autoritare në Serbi se gjoja serbët janë të rrezikuar në Kosovë.
E kryeministri kosovar në reagimin e tij ka thënë se ky raport është shqetësues, i cili po ashtu detajon diskriminim e udhëhequr nga shteti kundër shqiptarëve etnikë në Serbi.
“Një raport shqetësues i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut që detajon pushtetin e së djathtës autoritare në Serbi, përhapjen e propagandës së rreme rreth rrezikimit të supozuar të serbëve në Kosovë dhe diskriminimin e udhëhequr nga shteti kundër shqiptarëve etnikë në Serbi”, ka shkruar Kurti në Twitter. /Telegrafi/
A worrying report by the Helsinki Committee for Human Rights detailing the authoritarian right’s power in Serbia, its spread of false propaganda about the alleged endangerment of Serbs in ??, and state-led discrimination against ethnic Albanians in Serbia:https://t.co/eLia3RYKhE pic.twitter.com/eHqVkUGV3Q
— Albin Kurti (@albinkurti) July 1, 2023