Telegrafi

Komiteti i Helsinkit ka gjetur shumë parregullsi deri tani

Komiteti i Helsinkit në Maqedoni ka vërejtur disa parregullsi në procesin e votimit deri ora 13, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Disa nga parregullsitë që i ka vërejtur KH janë:

Shoqërim i personave të moshuar në vendvotim nga persona të mitur.

Në vendvotimin 2556 në komunën Gjorçe Petrov është ndaluar votimi për 10 minuta.

Në vendvotimin numër 0281 në Vallandovë janë fotografuar fletvotime.

Përveç këtyre, KH ka parë edhe disa parregullsi tjera që do t’i publikoj më vonë./Telegrafi/