Telegrafi

Komisionit Europian nuk ka marrë kërkesë për rikthimin e vizave për Shqipërinë

Zëdhënësja e KE-së, Natasha Bertaud

Zëdhënësja e Komisionit Europian (KE), Natasha Bertaud ka thënë se ky institucion nuk ka marrë asnjë njoftim për pezullimin e lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptarë. Duke komentuar vendimin e parlamentit holandez, Bertaud tha se për të rikthyer vizat duhet aktivizuar një mekanizëm, gjë që nuk është kërkuar nga asnjë shtet i Bashkimit Europian.

Lexo po ashtu Ministria e Jashtme: Asnjë shtetas shqiptar nuk duhet të shqetësohet, vizat nuk hiqen

“Komisioni është vënë në dijeni për mocionin që ka kaluar parlamenti holandez, por ekziston një procedurë specifike për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të lëvizjes së lirë. Deri më sot nuk kemi marrë asnjë njoftim nga asnjë prej shteteve anëtare që kërkojnë aktivizimin e mekanizmit për pezullimin e lëvizjes së lirë”, ka thënë Bertaud.

Edhe Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, tha në Parlament përpara votimit se cilido të ishte rezultati, nuk kishte ndër mend t’ia përcillte kërkesën Brukselit.

Lexo po ashtu Holanda votoi për rikthimin e vizave për Shqipërinë

Sot, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca tha se vendimi final i takon Komisionit Europian, ndërsa shtoi se nuk është provuar se ka një lidhje mes shtimit të kriminalitetit në Holandë dhe lëvizjes së lirë të shqiptarëve. /Telegrafi/