Telegrafi

Komisioni i Venedikut përgëzon propozim ligjin për Këshillin Gjyqësor në Maqedoninë e Veriut

Komisioni i Venedikut në seancën e sotme plenare, në të cilën mori pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e përshëndeti mendimin mbi Ligjin për Këshillin Gjyqësor, me çka konsiderojnë se ka arritur në një nivel të lartë të harmonizimit me ligjet e tjera.

“Komisioni i Venedikut sqaroi mendimin e tij mbi ligjin e propozuar për Këshillin Gjyqësor, me çka e konsideron si legjislacion të cilësisë së lartë, gjegjësisht se ligji ka arritur një nivel të lartë të harmonizimit me ligjet e tjera”, deklarojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Komisioni i Venedikut, sipas Ministrisë, edhe njëherë ka pasur një vlerësim pozitiv për reformat në gjyqësor dhe harmonizimin e legjislacionit vendas me standardet ndërkombëtare.

“Komisioni i Venedikut me kënaqësi thekson se janë respektuar një numër i madh i rekomandimeve të cilat janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/