Telegrafi

Komisioni i Venedikut konfirmon se iu është kërkuar mendim për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Komisioni i Venedikut me një njoftim të shkurtër në ueb faqen e saj të internetit, konfirmoi zyrtarisht se është kërkuar mendim për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, raporton korrespondenti i AIM-së nga Strasburgu.

“Kryeministri i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev, kërkon mendim nga Komisioni i Venedikut për Ligjin për përdorimin e gjuhëve”, thuhet në njoftim.

Komisioni nuk jep sqarime apo shtesa të tjera për këtë lajm./Telegrafi/