Komisioni i Venedikut me një njoftim të shkurtër në ueb faqen e saj të internetit, konfirmoi zyrtarisht se është kërkuar mendim për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, raporton korrespondenti i AIM-së nga Strasburgu.
“Kryeministri i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev, kërkon mendim nga Komisioni i Venedikut për Ligjin për përdorimin e gjuhëve”, thuhet në njoftim.
Komisioni nuk jep sqarime apo shtesa të tjera për këtë lajm./Telegrafi/