Këshilli i reformave ka shqyrtuar propozim ligjin që duhet të sigurojë përsëritje të rasteve gjyqësore të cilat në publik njihen si “të motivuara politikisht” ose “të montuara”, duke përfshirë edhe “Monstrën”, “Martin Neshkovskin” dhe të tjera.
Por as ekspertët, e as Ministria e Drejtësisë nuk kanë qëndrim të unifikuar, pas propozimit të tillë që erdhi nga qytetarët e prekur. Në paraqitjen e mbrëmshëm në emisionin 360 Gradë, në Alsat M, Ministri i Drejtësisë Bilent Saliji, tha se ende kërkohet zgjidhje për atë cili do të jetë organi që do të vendosë se cili rast gjyqësor ka qenë dhe cili nuk ka qenë nën ndikimin politik./Telegrafi/