Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të vijojë me të tjera intervistime.
Për sot është paraparë intervistimi i Anton Berishës, ish-kryetar i bordit të ART-së.
Pastaj do të intervistohet Abdullah Havolli, inxhinier në Telekomin e Kosovës.
Si dhe Arben Halili, shef i kontabilitetit në Departamentin e Financave në Telekomin e Kosovës.