Site icon Telegrafi

Komisioni për të drejtat e njeriut reagon për vrasjen e 14 vjeçarit në Kamenicë

Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Republikës së Kosovës, shpreh keqardhje lidhur me rastin që ndodhi në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

“Ngjarja makabër e cila ndodhi më 23 maj 2018, në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, ka tronditur opinionin publik në Republikën e Kosovës dhe është një sinjal për mobilizim të shpejtë dhe të përhershëm që ngjarje të tilla të mos na përsëriten”, thuhet në reagimin e Komisionit Parlamentar.

Sipas tij, rasti në fjalë është edhe një tregues se shumë mekanizma institucional nuk janë në nivel të detyrave dhe përgjegjësive, për trajtimin adekuat dhe profesional të personave me të meta të çfarëdo natyre, gjë që paraqet një burim potencial të dhunës në familje, përcjell Telegrafi.

“Në këtë drejtim, shoqëria jonë, për institucionet kompetente dhe ato të specializuara duhet të sigurojë kushte dhe standarde të caktuara për trajtimin, mbikëqyrjen dhe izolimin e personave potencialisht të mundshëm për shkaktimin e çdo lloj dhune në familje dhe në shoqëri. Njëkohësisht, e shohim të domosdoshme përshpejtimin e procedimit të Projektligjit për mbrojtjen e fëmijës, për të rritur efikasitetin e institucioneve për mbrojtjen e fëmijës”, thuhet në reagimin e Komisionit Parlamentar për të Drejtat Njeriut…”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Exit mobile version