Site icon Telegrafi

Komisioni për Punë të Jashtme të hënën shqyrton Projektligjin për Demarkacionin

Fillimi i sesionit të ri të Kuvendit të Kosovës do të nisë me mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ku do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas njoftimit që ka dërguar Kuvendi takimi do të do të mbahet në ora 9:30.

Ndërkaq, në fund të vitit të kaluar janë mbajtur dy mbledhje nga ky komision, ku kanë diskutuar rreth Projektligjit për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ndryshe, kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani ka thënë se komisioni nuk do të dalë më me qëndrim lidhur me këtë çështje, por vetëm do ta procedojë për shqyrtim në Kuvend, pa bërë rekomandime për deputetët nëse duhet ta votojnë ose jo Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version