Site icon Telegrafi

Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive fetare: Ngjarjet në BFI janë çështje e brendshme

Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive fetare demanton se është e përfshirë në trazirat në Bashkësinë Fetare Islame.

“Gjatë deklaratës para mediave mbrëmë pas mbajtjes së mbledhjes së jashtëzakonshme në BFI, Rexhepi në një pjesë të deklaratës akuzoi drejtorin e Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive fetare Darijan Sotirovski se është i përfshirë në ndodhitë e fundit në Bashkësinë Fetare Islame. Akuzat dhe ofendimet i’u drejtuan edhe zëvendësdrejtorit të komisionit, Zeko Abazi”, thuhet në njoftimin e komisionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se edhe pse i gjithë opinioni e din për të pavërtetat e këtyre deklaratave, dhe për shkak të respektit të sinqertë ndaj qytetarëve myslimanë, thonë nga ky komision, demantojmë me mesazh të qartë se Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive fetare, as udhëheqja e këtij institucioni në asnjë mënyrë nuk është e përfshirë në ndodhitë e fundit në BFI.

“Duke ruajtur reputacionin personal dhe institucional në nivel të lartë, nuk do të kemi asnjë komunikim me diskreditime personale”, thonë nga ky komision.

Lexo po ashtu Rexhepi: Nuk përkulemi ndaj kërcënimeve, ata janë mjete të pushtetit (Video)

Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare thonë se për shkak se nuk kanë informatat e duhura për rastin, as nga gjykata dhe as nga bashkësia fetare, nuk kanë qëndrim për ndodhitë. Ata cekin se ndodhitë janë çështje e brendshme të bashkësisë fetare./Telegrafi/

Exit mobile version