Site icon Telegrafi

Komisioni për legjislacion shqyrton në parim Projektkodin penal të Kosovës

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit mban sot mbledhje, ndërsa në shqyrtim në parim do të jetë Projektkodi penal i Republikës së Kosovës.

Mbledhja e Komisionit do të mbahet në ora 10:00.

Kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se i ftuar në mbledhja do të jetë edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Haxhiu në mbledhje ka ftuar të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediet.

Exit mobile version