Komisioni për Integrim Evropian e ka miratuar Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2021-2025 dhe Planin e Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës – Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II).
Të njëjtat u konsideruan shumë të rëndësishme nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe u përkrahën nga deputetët me përjashtim të deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi.
Ndryshe, sot zëvendëskryeministri Bislimi ka deklaruar se vendimi për reciprocitet me targat për automjetet serbe nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen e Brukselit. E njëjtë, sipas tij ka skaduar me 15 shtator dhe vendimi është legjitim dhe sovran i Kosovës.
Qasjen e tillë, i dyti i ekzekutivit e ka quajtur gabim dhe konfirmim i manipulimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. /KP/