Komisioni Parlamentar që u formua me iniciativën e LSDM-së për ‘impeachment’ të presidentit Gjorge Ivanov sot duhet të fillojë me punë. Raporti mbi thelbin e propozimit për fillimin e procedurës për llogaridhënien e presidentit duhet të jetë gati për shtatë ditë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
OBRM-PDUKM ka gjashtë anëtarë në komision, LSDM dhe BDI nga dy anëtarë dhe PDSH një përfaqësues. Për shkak të kësaj marrëveshjeje të të fortive, deputetët e LSDM-së votuan kundër vendimit për të formuar komisionin.
LSDM-ja e ka iniciuar procedurën për ‘impeachment’ më 13 prill, një ditë pas vendimit të Presidentit për falje të 56 personave. Dyzet ditë më vonë ai tërhoqin vendimin për falje 22 personave, të njëjtën ditë kur Komisioni Parlamentar për zgjedhje dhe Emërim diskutoi për përbërjen e Komisionit për ndjekje penale.
Vendimi i mundur për fillimin e procedurës para Gjykatës Kushtetuese për të vendosur përgjegjësinë e Ivanov duhet të bëhet të paktën nga 82 deputetë. /Telegrafi/