Telegrafi

Komisioni për emrat me mendim negativ për “Ivan Mihajllovin”

Komisioni për Përdorimin e Emrave të Personave ka dhënë mendim negativ për përdorimin e emrit Ivan Mihajllov të dorëzuar nga shoqata, Qendra Kulturore “Ivan Mihajllov”-Manastir.

Komisioni për Përdorimin e Emrave të Personave në seancën e sotme ka dhënë mendim negativ për përdorimin e emrit Ivan Mihaillov të dorëzuar nga shoqata Qendra e Kulturës “Ivan Mihajllov”-Manastir. Përfundimi i seancës do t’i përcillet ministrit të drejtësisë, i cili do të duhet të marrë vendim pas mendimit negativ të marrë paraprakisht nga Komisioni.

Komisioni për Përdorimin e Emrave të Personave konsideron se emërtimi i Shoqatës “Ivan Mihajllov” është provokim për ndjenjat kombëtare të popullit maqedonas, duke marrë parasysh se është një person i afërt me ideologjinë fashiste, i cili me veprimet e tij e ka mohuar veçantinë e popullit maqedonas, dhe në të njëjtën kohë shkakton padurim, intolerancë dhe urrejtje në shoqërinë maqedonase”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ministria e Drejtësisë.