Site icon Telegrafi

Komisioni për çështje të rregullores nuk është kompetent të veprojë për imunitetin e Gruevskit

Komisioni për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë njofton se nuk është kompetent për procedim në lidhje me Njoftimin më 30 qershor të vitit 2017 nga ana e deputetit Nikolla Gruevski për heqjen dorë nga e drejta e imunitetit, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thuhet në kumtesën e Kabinetit të kryetarit të Kuvendit, në përputhje me nenin 53 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni procedon sipas kërkesës për lejimin e paraburgimit, që organi kompetent (gjykata), e dërgon te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me ç’rast Kërkesa dërgohet te Komisioni. /Telegrafi/

Exit mobile version