Site icon Telegrafi

Komisioni për Buxhet miraton rishikimin e buxhetit

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me shumicë votash miratoi në parim rishikimin e buxhetit për vitin 2022 dhe Projektligjin për pagën minimale.

Sa i përket pagës minimale, nënkryetari i këtij Komisioni, Mërgim Lushtaku tha se është në kundërshtim të plotë me Ligjin për Këshillin Ekonomik Social.

Deputeti nga PDK-ja, Lushtaku tha se në këtë pagë nuk janë përfshirë tri kategori të rëndësishme të shoqërisë tonë, të verbrit, personat paraplegjikë dhe veteranët e luftës së UÇK-së.

Për këtë ministri i Financave, Hekuran Murati tha se këto kategori do të qëndrojnë të pandryshuara në paga.

Gjatë arsyetimit të këtij projektligji, Murati tha se ideja e rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto është që të sigurohet një minimum i pagës dhe të rritet punësimi për të rinjtë.

“Askush nuk po i largon këto kategori nga pagat, por është qeveria e parë që ka ndarë mjete shtesë të njëhershme për këto kategori, edhe për veteranët”, tha ai.

Edhe deputeti Avdullah Hoti nga LDK-ja pati kritika se ky projektligj është bërë në mënyrë të anshme dhe pa dakordim me Këshillin Ekonomik Social.

“Ne kemi qenë qeveria e parë kur kemi nis me ndarë pensione për veteranët. Por, qysh me te marrë seriozisht ministër, për politikën fiskale, ku të çon kjo përveç në varfëri”, tha Hoti.

Në votimin e këtyre projektligjeve nuk kanë marrë pjesë deputetët e opozitës.

Exit mobile version