Komisioni për Antikorrupsion ka hapur lëndë të reja për pesë avancimet dhe emërimet e presidentit Gjorge Ivanov.
Avancimet dhe emërimet nga Ivanovi janë publikuar në Gazetën Zyrtare pas caktimit të zgjedhjeve presidenciale. Ndërsa sipas Komisionit për Antikorrupsion ka elemente që të hapen lëndë të reja.
Nga kabineti i Ivanovit për “Tv24” thonë se procedura ka qenë në përputhje me ligjin.
“Dekretet janë paraqitur në procedurë e cila ka zgjatur disa muaj, ndërsa përfaqëson angazhim të rregullt në mos pengimin e funksionimit të shtetit. Gjatë miratimit të dekreteve janë respektuar dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe dispozitat e Ligjit për parandalim të korrupsionit. Ne e nxisim Komisioni për Antikorrupsion që të procedojë pas këtyre rasteve me çka do të largoheshin spekulimet e bëra në opinion”, thonë nga kabineti i Ivanovit./Telegrafi/