Telegrafi

Komisioni parlamentar për administratë publike miraton Projektligjin për pagat

Komisioni parlamentar për Administratë Publike miratoi sot në parim Projektligjin për pagat.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se kostoja totale e këtij projektligji është 745 milionë euro.

Ky komision sot po ashtu ka miratuar edhe Projektligjin për zyrtarë publikë, raporton Kp. Këto dy projektligje pritet që më 8 dhjetor të shqyrtohen në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.