Site icon Telegrafi

Komisioni Parlamentar: Nuk ka bazë propozimi për impeachment ndaj kryetarit Ivanov

Komisioni parlamentar për impeachment ndaj kryetarit Gjorge Ivanov, ka vlerësuar se propozimi nuk ka bazë. Deputetët e LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së votuan ”për” propozimin, kurse OBRM-PDUKM-ja, votoi ”kundër”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, në seancën plenare të 13 qershorit, do të duhet që patjetër të diskutohet për raportin, edhepse komisioni vendosi se nuk ka bazë kërkesa për përgjegjësi ndaj kryetarit Ivanov.

Për të filluar procedurë në Gjykatën Kushtetuese, duhet më së paku 2/3 e votave në kuvend, pra 82 deputetë./Telegrafi/

Exit mobile version