Site icon Telegrafi

Komisioni i Ministrisë së drejtësisë kryen kontrolle në hapësirat e Gjykatës penale në Shkup

Pas daljes nga ndërtesa e Gjykatës penale në Shkup, Llazar Nanev, i cili është i caktuar kryetar i Komisionit nga Ministria e drejtësisë, komision i cili duhet të vërtetojë nëse ka pasur padrejtësi gjatë shpërndarjes së lëndëve te gjykatës të caktuar, deklaroi se edhe më tej do të vinë te gjykata për të vërtetuar gjendjen faktike me sistemin AKMIS për shpërndarjen e lëndëve.

Ai nuk zbuloi se a janë gjetur padrejtësi në sistem pas kontrollit të parë, ndërsa anëtarët e Komisionit të ministrisë së drejtësisë që nga mëngjesi ndodhen në hapësirat e Gjykatës penale.

Kjo vjen pasi që në raportin e Reinhard Priebe ishte theksuar se ekzistojnë indikacione për keqpërdorim të këtij sistemi, gjë që u vërtetua edhe në Planin 3-6-9 të Qeverisë të cilën e vërtetoi edhe vetë miinistri i drejtësisë, Biljen Saliji./Telegrafi/

Exit mobile version