Telegrafi

Komisioni kuvendor për herë të parë bëri mbikëqyrje mbi punën e ATO-së

Në Maqedoni nuk ka përgjime ilegale, këtë sot e konfirmoi Zoran Angellovski drejtor i ATO-së, agjencia e cila i bën përgjimet.

Sipas atij Komisioni kuvendor për mbikëqyrjen e përgjimeve për herë të parë ka ardhur sot për kontroll, edhe pse kryetari i Komisionit Emil Dimitriev para dy ditëve tha se komisioni ka kryer mbikëqyrje mbi ATO-në dhe se nuk janë konstatuar lëshime.

Dimitriev sot para gazetarëve tha se ai personalisht ka ardhur që të kryejë mbikëqyrje dhe se mbikëqyrja është obligim ligjor.

“Nga ajo që ishte vënë në provë dhe çfarë komisioni mund të shihte, nuk është konstatuar shkelje të procedurave dhe mund të konstatojmë se për momentin ATO punon në përputhje me ligjet e përcaktuar dhe sipas akteve nënligjore të institucioneve”, tha Dimitrieve.

Agjencia Teknike Operative ka përgjuar 188 numra dhe ato nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Byroja për Siguri Publike./Telegrafi/