Për nesër është caktuar seanca e Komisionit për Çështje të Imunitetin, që duhet të shqyrtojë kërkesën për marrjen e imunitetit deputetit Trajko Veljanoski. Njoftimin e bëri të ditur për “Makfaks” deputeti Pavle Bogoevski i cili është kryetar i këtij komisioni.
Senca e komisionit pritej të mbahej gjatë ditës së sotme, por procesi u shty për shkak se në gjykata penale në Kuvend kanë dërguar kërkesë me gabim teknik. Kërkesa e re arriti sot pasdite deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili e ka përcjellë t komisioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas rregullores, që kur kryetari i Kuvendit dërgon kërkesën në komision, i njëjti duhet të mbajë seancë ku shqyrtohet kërkesa dhe ta dorëzojë raportin te kreu i Kuvendit. Pas marrjes së raportit nga komisioni, Kuvendi i Maqedonisë në afat prej tre ditësh duhet të vendos në seancë plenare.
Ish kreu i Kuvendit, Trajko Veljanoski, së bashku me Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovskin dje pasdite u arrestuan me urdhër nga prokuroria për dyshimin se janë të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017./Telegrafi/