Komisioni i Garave të Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21 nuk e ka regjistruar ndeshjen mes Ballkanit dhe Feronikelit ‘74.
Ballkani dhe Feronikeli ‘74 luajtën baras me rezultat 1-1 në fundjavë në kuadër të xhiros së 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Por, çuditërisht kjo ndeshje nuk është regjistruar fare nga Komisioni i Garave dhe tashmë ka një shpjegim për këtë.
Sipas komisionit, Ballkani ka paraqitur ankesë për këtë ndeshje, megjithatë nuk janë dhënë detaje me të hollësishme.
E njëjta nuk ka ndodhur me ndeshjet e tjera të cilat janë regjistruar sipas rezultateve të arritura në fushë.
Me këtë barazim Ballkani ka mbetur në pozitën e dytë me 37 pikë, dhjetë më pak se lideri Drita që ka 47 sosh.
Të besuarit e Orges Shehit do të synojnë rikthimin tek fitoret në kampionat gjatë vikendit, ku do të luajnë në udhëtim ndaj Malishevës./Telegrafi/