Gjiganti amerikan i softuerit Microsoft pritet të marrë miratimin e Komisionit Evropian që pritet të vijë më 19 tetor për blerjen e uebsajtit të kodimit GitHub në vlerë prej 7.5 miliardë dollarësh.
Microsoft tha se në muajin qershor kishte vendosur të blinte GitHub, blerja e dytë më e madhe që nga marrëveshja 26 miliardë dollarëshe për Linkedin që ishte arritur në vitin 2016.
Blerja e GitHub-it do të rrisë edhe më tej biznesin e cloud të Microsoft dhe të sfidojë liderin e tregut Amazon.
Pasi të jetë finalizuar blerja, GitHub do të bëhet pjesë e divizionit Intelligent Cloud të Microsoft.
GitHub është hosti më i madh në botë i kodeve me një komunitet prej 28 milionë zhvilluesish. /Telegrafi/