Komisioni Evropian sot ka përshëndetur vendimin e kryetarit Gjorge Ivanov për të shfuqizuar plotësisht faljen e të gjithë personave politik që janë nën hetime, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiç sot ka deklaruar se „tani mbetet që liderët politik t’i kthehen tavolinës për zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos, si edhe sa më shpejtë të mbahen zgjedhje të besueshme“.
Më tej, Kocijançiç thotë se „ky është një hap që lejon rikthimin e e drejtësisë në normalitet dhe Prokuroria Speciale të vazhdojë me punën.“/Telegrafi/