Telegrafi

Komisioni Evropian i ofron ndihmë Kroacisë pas goditjes nga tërmeti

Shkaku i goditjes nga tërmeti, Komisioni Evropian i ka ofruar ndihmë Kroacisë, ndërsa ka bërë të ditur se është duke i përcjellë në hollësi zhvillimet në këtë shtet.

Komisionari për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčić tha sot se Qendra e Koordinimit të Reagimit të Emergjencave ishte në kontakt me autoritetet e Kroacisë, transmeton Telegrafi.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i shkroi sot një mesazh mbështetës Kroacisë, duke thënë se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë, pasi tri tërmete të mëdha goditën Zagrebin këtë mëngjes.

“Mendimet e mia janë me njerëzit e Kroacisë pas tërmetit shkatërrues këtë mëngjes. Unë vetëm e sigurova kryeministrin Andrej Plenković, se BE-ja qëndron me ju dhe është e gatshme të ofrojë ndihmën e kërkuar”, shkroi Michel në Twitter.

Tërmetri i parë me magnitudë 5.3 ka goditur në orën 06:24, i dyti me 5.0 ndodhi në 07:01, si dhe i treti në 07:41, kishte kapacitet 3.7 shkallë. Ka pasur edhe dy tërmete të tjera, të dyja me magnitudë 3.0, që ndodhën gjashtë kilometra në veri të Zagrebit në orën 09:04 dhe 09:10.

Pamjet e marra nga droni, tregojnë dëmet që janë shkaktuar në katedralen kryesore që ndodhet në qendër të Zagrebit, ndërsa raportohet për shkatërrime të mëdha pronash, si pasojë e dridhjeve. /Telegrafi/