Edhe pas një jave me rënie të çmimeve të kriptovalutave, Komisioni Evropian tha se do të presë për një analizë të hollësishme nga rregullatorët në Bruksel, përpara se të ndërmarrin veprime të mëtejshme.
Ky është rezultati i diskutimeve të mbajtura me ministrat e Financave dhe Ekonomisë, të cilat gjithashtu kërkuan të bëjnë një shtysë pozitive mbi potencialin e teknologjisë së re, përcjell Telegrafi.
Pjesëmarrësit kanë diskutuar mungesën e transparencës dhe potencialin që kanë kriptovalutat në evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave. /Telegrafi/