Site icon Telegrafi

“Komisioni Evropian ka kërkuar rishikimin e demarkacionit”

Koalicioni qeverisës PDK-LDK, pos mospajtimeve e partitë opozitare për shënjimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, kanë hasur në kundërshtime edhe nga deputetë të subjekteve të tyre.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani është shprehur kundër kësaj marrëveshje duke thënë se për deri sa ajo nuk ndryshohet, ai nuk do të lëvizë nga qëndrimi i tij.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Hasani ka thënë se sipas Komisionit Evropian, marrëveshja e demarkacionit mund të ndryshohet që të kalohet si proces, andaj Qeveria mund ta zgjidhë këtë çështje dhe të ecet përpara.

Hasani është shprehur se vendi ka nevojë për zgjidhje, andaj Qeveria duhet ta bëjë ndryshimin në vitin 2017.

Exit mobile version