Komisioni Evropian thotë se tash për tash nuk kanë marrë konfirmim nga Hungaria se i është miratuar kërkesa për azil ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
“Kuptohet se jemi të njoftuar me situatën e Gruevskit, i dënuar për korrupsion në vendin e tij”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian për AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ato theksojnë se sipas të drejtës evropiane dhe të drejtë ndërkombëtare, vendet anëtare individualisht vendosin për kërkesat për azil.
“Sundimi i së drejtës është princip themelor i BE-së, për vendet anëtare si dhe për vendet kandidate, presim nga të gjithë palët të sillen në përputhje me rregullat relative dhe pa politizime”, thonë nga KE-ja.
Ato rikujtojnë se “pas disa viteve mbrapsht”, Maqedonia “bën progres në sundimin e së drejtës siç vlerësoi Këshilli për punë të përgjithshme në përfundimet e qershorit të vitit 2018”.
Ndërkaq, sot euro komisionari Jahahnes Hahn kërkoi nga Viktor Orban sqarime nëse i është kërkuar azili Gruevskit. Ai thotë se nuk është e logjikshme që Hungaria ta mbështes Maqedoninë në BE, e më pastaj ta konsiderojë për vend jo të sigurt./Telegrafi/