Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka thënë se Kosova duhet të përparojë me reforma në qeverisjen lokale.
Këtë deklaratë ai e ka bërë në rrjetin social Twitter, pas bisedës që ka zhvilluar me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, lidhur me rolin që kanë komunat në zbatimin e planit të BE-së për ekonomi dhe investime.
Mes tjerash, Varhelyi ka bërë të ditur që BE-ja ka nisur edhe asistencën për Kosovën në këtë drejtim.
“Diskutuam më ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, për rolin e komunave në zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së. Ndihma të konsiderueshme janë rrugës. Kosova duhet të përparojë me reforma”, ka shkruar ai./Telegrafi/
Discussed w/ Minister of Local Government Administration of Kosovo, Elbert Krasniqi the role of municipalities in the implementation of the ??Economic and Investment Plan. Significant assistance is underway. Kosovo needs to progress with reforms.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) May 4, 2022