Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Avdullah Hoti, ka folur për çështjen e vizave.
Varhelyi ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur kriteret e caktuara për liberalizim, por tani duhet bindur shtetet anëtare dhe sipas tij kjo nuk është e lehtë.
“Nuk ka në asnjë takim të vetëm që nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Unë po përpiqem të ndihmojë që ti bind shtetet anëtare për nevojën që ti ofrohet liberalizimi i vizave për Kosovën. Vlerësimi jon mbetet që i keni përmbushur të gjitha kriteret, por vlerësimi jon nuk mjafton sepse KE nuk merr vendim. Ne duhet ti bindim shtetet tona anëtare që të votojnë pro dhe për këtë është çfarë jemi duke punuar e po ashtu edhe kryeministri”, u shpreh Varhelyi.
Ai ka theksuar se kjo do të arrihet nëse dëshmojnë në përparimin në terren, në punën ditore dhe kryeministri po e bënë këtë që të arrihet besimi, të mos ketë krim të organizuar, kërkesa për azil pas liberalizimit etj.
“Na jepni kohë dhe hapësirë ta arrijmë këtë dhe do ta arrijmë atë”, tha Varhelyi. /Telegrafi/