Site icon Telegrafi

Komision i veçantë nga Prokuroria Publike e Maqedonisë për zgjedhjet

Përveç mbikqyrjes së organizatave jo-qeveritare, të mbikqyrësve të partive politike dhe të faktorit ndërkombëtar, edhe Prokuroria Publike e Maqedonisë do të ndjek ecurinë e zgjedhjeve dhe rregullësinë e procesit të votimit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Me një njoftim deri tek mediumet, Prokuroria Publike njofton se është krijuar një komision i posaçëm për ndjekjen e zgjedhjeve në Maqedoni që duhet të mbahen më 11 dhjetor.

Ky komision do të ndjek zgjedhjet për këto elemente: mbrojtje nga kriminaliteti dhe veprime tjera jo-ligjore gjatë zgjedhjeve. Ky komision gjithashtu do të vendos edhe për parregullësi që mund të shfaqen gjatë fushatës dhe në ditën e zgjedhjeve.

Nga Prokuroria Publike njoftojnë se qytetarët në këtë email: izbori@jorm.gov.mk mund të paraqisni parregullësi gjatë fushatës dhe në ditën e zgjedhjeve./Telegrafi/

Exit mobile version