Site icon Telegrafi

Komision kuvendor për Propozimin e ‘Impeachment’ të kryetarit Ivanov

Në Kuvend sot duhet të formohet Komision për vlerësim të themelimit të Propozimit për ngritje të procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Themelimi i Komisionit është në rend dite të Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Sipas kryetarit Zoran Ilioski, Komisioni për themelimin e propozimit për ‘Impeachment’ të presidentit do të numërojë 11 anëtarë dhe do të pasqyrojë përbërjen e Parlamentit. Shumica do të ketë kryetar dhe pesë anëtarë dhe opozita pesë anëtarë.

Propozimi për ngritje të procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë është parashtruar nga ana e deputetëve të opozitës, përderisa OBRM-PDUKM-ja, u deklarua se nuk do ta mbështesë ‘Impeachment’.

Përderisa votohet propozimi në Kuvend, për të duhet të deklarohet edhe Gjykata Kushtetuese. /Telegrafi/

Exit mobile version