Site icon Telegrafi

Komentuesja tenton të tallet me Zanfinën, këngëtarja i kundërpërgjigjet me keqardhje

Foto: Zanfina Ismaili/Instagram

Këngëtarja Zanfina Ismaili ka tash e sa kohë që nuk është aktive sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Në raste të rralla, ajo ndan me fansat edhe ndonjë fotografi provokuese, duke rrëmbyer mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj.

Shpesh, komentet dinë të jenë edhe negative apo kritika, çka është edhe normale lidhur me numrin e madh të ndjekësve që mund të kesh.

Një komet jo shumë të mirë dhe negativ, Zanfina e ka marrë së fundmi nga një prej ndjekësve të saj, e cila ka qeshur me faktin se këngëtarja ka realizuar një fotografi provokuese në kuzhinë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Por, e menjëhershme duket të ketë qenë edhe replika e këngëtares, e cila e befasuar me komentin e marrë nga fansja e re në moshë, i është kundërpërgjigjur asaj duke e pyetur se çfarë qëllimesh ka në jetë, pos të ofendojë të tjerët.

Foto: Zanfina Ismaili/InstaStory

Tutje, ajo vazhdon duke thënë se po ndjen keqardhje për të qysh prej tash.

Gjithë këtë debat virtual, Zanfina vendosi ta ndajë me fansat në InstaStory, duke shkruar në mbishkrimin e fotografisë: “Ja pse është e rëndësishme të edukohen fëmijët nga prindërit! Dhe jo nga iPhone”. /Telegrafi/

Exit mobile version