Site icon Telegrafi

Komentohet për një romancë dashurie me Camille Vasquez – një eksperte e gjuhës së trupit thotë se flirtimi i Depp me avokaten është i qëllimshëm

Një eksperte e gjuhës së trupit beson se marrëdhënia në gjykatë e Johnny Depp me avokaten Camille Vasquez është një plan për të tejkaluar Amber Heard në betejën e tyre ligjore.

Vasquez dhe Depp kanë bërë bujë për lidhjen e tyre, me shumë spekulime për natyrën e saj dhe nëse ndajnë apo jo momente më intime përveç atyre që shihen në sallën e gjyqit.

“Kur dikush përpiqet të pastrojë emrin e tij në gjykatë, sjellja e ekipeve të tyre ligjore dhe mënyra se si ata ndër veprojnë me ta, do të dërgojë mesazhe joverbale shumë me ndikim tek një gjykatë dhe, në një rast të kësaj në pjesën tjetër të botës”, tha ekspertja e gjuhës së trupit Judi James për Daily Mail.

“Sjellja e saj në gjykatë e kthen Deppin në rolin e heroit romantik. Për fansat besnikë të Deppit, këto rituale dramatike do të duken si të vërteta”.

Vasquez është pyetur edhe për natyrën e marrëdhënies së tyre, për të cilën ajo vetëm buzëqeshi.

Lexo po ashtu “Nuk do t’i shohësh më kurrë sytë e mi” - publikohet një audio-incizim që tregon arsyen se përse Johnny Depp nuk e ka shikuar në sy gjatë gjithë gjyqit Amber Heard

“Të dy shtrijnë krahët dhe prekin duart për aq kohë sa të jetë e mundur, sikur hezitojnë të largohen nga prania e njëri-tjetrit”, thuhet në vazhdim.

Johnny Depp (Foto: YouTube)

“Përqafimi është një pjesë e gjuhës së trupit. Vasquez mbështjell njërin krah rreth qafës së Deppit dhe ia vendos dorën tjetër në mes të shpinës”, thotë ajo.

Në betejën ligjore të aktorit dhe artistes amerikane deri më tani kanë qenë një sërë personazhesh për të dëshmuar.

Camille Vasquez (Foto: Getty Images)

Në mesin e tyre edhe familjarë, siç ishte rasti me motrën e Depp dhe të Heard. /Telegrafi/

Exit mobile version