Peter Drury është një nga komentatorët më të famshëm në botë dhe ai ka komentuar edhe finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës.
Ka qenë një finale e jashtëzakonshme që ka bërë miliona njerëz të jenë në ethe me një fund sa emocionues aq edhe spektakolar.
Komentatori anglez Peter Drury ka dhënë një komentim historik në fundin e finales, komentim që është bërë viral në rrjetet sociale.
55-vjeçari komentoi me aq emocion e pasion duke nxjerr fjalë të pavdekshme nga goja e tij dhe kjo ka bërë që video të shpërndahet jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale.
“Montiel… Argjentina, kampione e botës. Përsëri. Më në fund. Dhe kombi do të kërcejë tango gjatë gjithë natës. 36 vjet më parë që nga Maradona dhe Meksika, këtu më në fund është ekipi i ri i të pavdekshmëve të një kombi. Scaloni do të jetë i destinuar, Messi do të jetë i shenjtë”, tha Drury në momentin që Argjentina u shpall kampione e botës.
Peter drury commentary 🐐 🐐 https://t.co/lqjWcRRIsF
— 23 (@oxygeninnit) December 18, 2022
Komentatori britanik vazhdoi me tjera fjalë emocionuese kur kamera po shfaqte Lionel Messin duke u përshëndetur me tifozët argjentinas.
“Lionel Messi ka shtrënguar duart me parajsën. Djali i vogël nga Rosario, Santa Fe, sapo është ngritur në parajsë. Ai ngjitet në një galaktikë të tijën. Ai ka momentin e kurorëzimit dhe sigurisht nuk është vetëm. Dhe dikush të ndjen për Mbappe, i cili shënoi një hat-trick në finalen e Kupës së Botës dhe humbi. Si mund të jetë kjo?”, deklaroi Drury.
Argjentina dhe Franca luajtën baras 3-3 pas 120 minutash lojë, derisa në penallti më të saktë u treguan argjentinasit pasi fituan me rezultat 4-2. /Telegrafi/
Peter Drury was the best choice for the FIFA World Cup Final 2022.
Tears in my eyes as he describes Messi’s final stone to complete football🤌🏾🥹#ArgentinaVsFrance #FIFAWorldCup #WorldCupFinal #ARGFRA
— Ölele | DTS👨🏾🍳🇬🇭 (@OleleSalvador) December 18, 2022