Telegrafi

Komenti kontrovers i analistit kundër Messit: Goncalo Ramos bëri më shumë për 70 minuta sesa ti në të gjithë Botërorin

Portugalia kaloi Zvicrën të martën, me zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos, Goncalo Ramos që realizoi një het-trik në fitore 6-1.

Sulmuesi i Benficas fitoi lavdërime pasi bëri përshtypje me paraqitjen e tij dhe analisti meksikan i ESPN, Alvaro Morales nuk e humbi mundësinë për të goditur Lionel Messin për paraqitjet e tij deri më tani në turne.

“Goncalo Ramos iu deshën më pak se 70 minuta për të shënuar tre gola. Messit i është dashur gjithë Botërori [për të bërë të njëjtën gjë]”, ka shkruar ai.

Fjalët e tij të diskutueshme u kritikuan nga disa përdorues të mediave sociale të cilët besojnë se Messi ka luajtur mirë deri më tani në Kupën e Botës 2022.

Ramos arriti të vidhte vëmendjen të martën, pasi përzgjedhësi Fernando Santos vendosi të lë Ronaldon në stol për herë të parë në turne dhe i dha mundësinë të riut.

Sulmuesi 21-vjeçar e shfrytëzoi këtë mundësi, pasi shënoi tre gola dhe dha një asistim në 74 minutat. /Telegrafi/